PSY arriti famën menjëherë pas publikimit të këngës “Gangam Style”, e cila u bë hit botëror disa vite më parë. Mirëpo, pas famës e suksesit, duket se vijnë edhe problemet.
Kështu, PSY është vendosur nën hetim për aktivitet të paligjshëm në industrinë e K-Pop.
PSY është marrë në pyetje nga policia e Koresë së Jugut në lidhje me një skandal seksual që ka përfshirë industrinë K-pop.
Sipas “Hollywood Reporter”, PSY u thirr si dëshmitar për një hetim të vazhdueshëm rreth një skandali që ka përfshirë Yang Hyunk-suk, mbi të cilin rëndojnë akuza për mashtrime të investitorëve të huaj.
Yang Hyunk
Yang, është themelues i K-pop, YG Entertainment, ndërsa në mesin e klientëve të tij janë edhe PSY, Blackpink dhe 2NE1.
Skandali filloi kur policia akuzoi muzikanten Seungri, për veprim në një rrjet prostitucioni brenda një klubi të natës në Korenë e Jugut.
PSY, ka mohuar akuzat në polici, ai tha se nuk ishte në dijeni për ndonjë aktivitet të paligjshëm.