SURPRIZOI MONIKËN NË “BIG BROTHER VIP”/ Piloti prezanton bashkëshorten me aktoren (PAMJET) – AlpeGossip
SURPRIZOI MONIKËN NË “BIG BROTHER VIP”/ Piloti prezanton bashkëshorten me aktoren (PAMJET)

SURPRIZOI MONIKËN NË “BIG BROTHER VIP”/ Piloti prezanton bashkëshorten me aktoren (PAMJET)

Aktorja Monika Lubonja krijoi një raport të veçantë me parashutistin Arbër Xhaja, pas një surprize që i bëri ky i fundit kur ajo ishte ende brenda shtëpisë së “Big Brother Vip.” Me sa duket ajo që nisi si një lojë në format, është shndërruar në një miqësi jashtë shtëpisë.

Ditën e sotme, piloti Arbër Xhaja ka publikuar në llogarinë e tij personale në Instagram një video ku na prezanton me dy dashuritë e tij, atë reale dhe atë platonike.

“Përshendetje do ju prezantoj me dy dashuritë e mija, atë reale dhe atë platonike”, thotë Xhaja gjatë videos krah bashkëshortes së tij dhe aktores Monika Lubonja. Nga ana tjetër aktorja duke shumë e qeshur teks thotë frazën: Piloti i zemrës time

VIDEO

Duket se aktorja është e mirëpritur në familjen e parashutistit edhe nga bashkëshortja e tij, ashtu siç konfirmoi disa ditë më parë Arbër Xhaja në një intervistë për “Panorama Plus”.

“Kemi 16 vjet bashkë. Nusja ka qenë gjatë gjithë fluturimeve të ‘Big Brother Vip’ me mua, pasi është ndihmës-pilote me mua. Edhe kur isha i ftuar, ka qenë në dijeni që unë do të mbaja lojën e Monikës për ta bërë atë mos të ndihej keq. E kemi lënë këto ditë të dalim me Monikën dhe bashkëshorten, por unë jam shumë i zënë me punët e fluturimeve dhe besoj nga java tjetër mund ta takojmë”, u shpreh Arbri, duke lënë të kuptohet se kjo situatë nuk i ka hapur probleme me gruan e tij.

Monika dhuroi spektakël në festën e fundit të BBV, teksa kërceu për të dhe “performaca” u përmbyll me pilotin që e mbajti në krah aktoren. Por larg famës dhe lajmeve, Arbri ka një jetë të tijën, që duket se tashmë ka ndryshuar paksa nga fama. I kontaktuar nga “Panorama Plus”, piloti foli për miqësinë që ka krijuar me ish-banoren e “Big Brother” dhe për faktin sesi ka ndikuar kjo marrëdhënie në familjen e tij.

Teksa Monika i është drejtuar me fjalë të ëmbla, Arbri sqaron se gjithçka ka qenë në kuadrin e shakasë. “Monika është një personazh karizmatik, na bënte për të qeshur kur e dëgjonim. Monikën s’e kam parë kurrë me atë sy, përkundrazi e shikoj si një femër të fortë, shembull për gratë shqiptare. E kam mbështetur dhe falë saj dhe fabulës që ndërtoi me pilotin e zemrës, njerëzit janë më pranë sportit tonë dhe fluturimeve”, shprehet piloti për “Panorama Plus”.