“Thumbuese që gjejnë viktima instagrami dhe bëjnë gjoja”/ Shihni si i kthehet Aulona fanses (FOTO) – AlpeGossip
“Thumbuese që gjejnë viktima instagrami dhe bëjnë gjoja”/ Shihni si i kthehet Aulona fanses (FOTO)

“Thumbuese që gjejnë viktima instagrami dhe bëjnë gjoja”/ Shihni si i kthehet Aulona fanses (FOTO)

Aulona Musta është një nga moderatoret më të suksesshme. Së bashku me Fatmën, ato përbëjnë dyshen më ‘thumbuese’ të ekranit. Aulona njihet për karakterin e saj transparent dhe impulsiv, dhe jo pak herë postimet e saj në rrjetet sociale bëjnë bujë në rrjet.

Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu janë përveç se dy mikesha shumë të mira, por edhe dy gazetare shumë të përgatitura. Të dyja së bashku përbëjnë padiskutim dyshem më “thumbuese” të ekranit dhe njihen për karakterin e tyre transparent e impulsiv deri diku.

Mbrëmjen e kaluar ato ishtin të ftuar në dasmën e këngëtarit Sezgin Curri, lokalistit të grupit “Offchestra” dhe ishin të shoqëruara nga partnerët e tyre. E sigurisht që dy vajzat nuk mund të mos e postonin një foto së bashku në Instagram. Është Aulona ajo që ka publikuar një foto për ndjekësit e saj të cilët i pyet për të gjetur të përbashkëtat dhe ndryshimet midis tyre.

E një fanse i thotë që ato janë gazetare thumbuese që gjejnë viktima Instagrami për të nxjerrë mllefin e tyre, gjoja që jetojnë në Tiranë dhe janë të pavarura, por që kanë edhe ato problematikat e tyre që nuk demonstrohen në një foto.

Ky koment i ka tërhequr vëmendjen Aulonës dhe i kthehet: “Çfarë të ka bërë Tirana, moj e dashur se e shoh që paske shumë mllef”