Çanta e Gigi Hadid në eventin e modës/ Cilësohet aksesori më i çuditshëm që na kanë zënë sytë së fundmi (FOTO) – AlpeGossip
Çanta e Gigi Hadid në eventin e modës/ Cilësohet aksesori më i çuditshëm që na kanë zënë sytë së fundmi (FOTO)

Çanta e Gigi Hadid në eventin e modës/ Cilësohet aksesori më i çuditshëm që na kanë zënë sytë së fundmi (FOTO)

Si një nga supermodelet më e njohur dhe e kërkuar në të gjithë botën, Gigi Hadid nuk ka frikë të rrezikojë kur bëhet fjalë për modën.

Ajo së bashku me motrën Bella zgjodhën një stil tepër të veçantë veshjeje kur morën pjesë në Darkën e Biznesit të Modës gjatë Javës së Modës në Nju Jork, në Hotel Brooklyn Bridge të dielën.

Gigi, 23 vjeçe, kishte veshur një jumpsuit të verdhë, ndërsa Bella, 21 vjeçe, dukej me një stil më sportiv me kostumin e bardhë me rripa që vareshin gjithandej.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen tonë ishte aksesori shoqërues i Gigi-t. Një çantë e tejdukshme me dorezë të artë që mbante brenda një shishe verë rosé.

Kjo çantë e çuditshme por edhe mjaft interesante është dizajnuar nga stilisti Brandon Maxwell për koleksionin e tij Pranverë 2019.

Nuk e dimë nëse Gigi është ndonjë pijedashëse e madhe, gjithsesi shpresojmë që kjo shishe të mos ketë qenë vetëm për reklamë.