GJITHMONË “IN”/ Këto janë motrat shqiptare me më stil (FOTO) – AlpeGossip
GJITHMONË “IN”/ Këto janë motrat shqiptare me më stil  (FOTO)

GJITHMONË “IN”/ Këto janë motrat shqiptare me më stil (FOTO)

Motrat, duan s’duan, ndikojnë në jetët e njëra-tjetrës. E nëse kanë aftësi të influencojnë jetë, fare mirë influencojnë dhe shijet në modë.

Lori dhe Sara

Nisim me motrat e mëdha Hoxha, Lori dhe Sara. Të dyja vishen thjesht, bluzë e pantallona, një fustan, fund e kanotjere, por me aksesorët e duhur, me ngjyrat, printet e kombinimet e mirëmenduara, duken yll.

Marina dhe Luana

Motrat Vjollca, Marina dhe Luana, anojnë drejt veshjeve joshëse e seksi përkatësisht. Luanën e shihni më shpesh me fustane pas trupit e me bikini, ndërsa Marinën me versione më modeste të këtyre.

Agnesa dhe Anxhelina 

Motrat Hadërgjonaj, Agnesa dhe Anxhelina ngjajnë shumë me njëra-tjetrën, aq sa mund t’i ngatërroni. Anxhelina është ajo me koleksionin e pasur të rrobave të banjës, Agnesa është ajo me fustane gati për tapet të kuq.

Marsela, Megi dhe Ina

Motrat Pojani, Marsela, Megi dhe Ina, janë një burim i pafundëm frymëzimi për çfarë të vishni të premten në mbrëmje. Kjo është e vetmja foto që kanë bashkë, sepse zakonisht fotot ua bën Marsi, por jo ato Marsit.

Nora dhe Era

Motrat Istrefi, Nora dhe Era janë në dy anë të kundërta të spektrit. Era personifikohet me veshje që janë trend për momentin, veshje të vockla, të ngushta, të shkurtra. Ndërsa Norës i rrinë më mirë prerjet klasike.