MC KRESHA REAGON/ Pas lajmit të fejesës, reperi flet për herë të parë – AlpeGossip
MC KRESHA REAGON/ Pas lajmit të fejesës, reperi flet për herë të parë

MC KRESHA REAGON/ Pas lajmit të fejesës, reperi flet për herë të parë

Ditën e sotme qarkulloi me shpejtësi lajmi se reperi shumë i pëlqyer nga publiku, Mc Kresha është fejuar. Burime për “zëri.info” bënin të ditur se Kresha është fejuar me një vajzë prishtinase që jeton në Kanada.

Madje u tha se reperi në tetor do e kurorëzojë në martesë dashurinë.

Mirëpo pak më parë Kresha ka folur për herë të parë për fejesën dhe në një prononcim për “rtv21.tv” ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. “Jo s’jom feju! Rren osht!”, ka thënë Kresha.

Reperi është pyetur gjithashtu se a është në lidhje, por për këtë ai ka hezituar të përgjigjet.