Era Istrefi dhe Faton Shoshi nuk e pranuan asnjëherë lidhjen e tyre dhe pa e pranuar kurrë publikisht, ata i dhanë fund, edhe lidhjes, edhe kontratës profesionale në nëntor të muajit që lamë pas.
Në një intervistë pak kohë më parë, Faton Shoshi u shpreh se ndarja kishte ardhur pas disa mosmarrëveshjeve ndërsa Era ende nuk ka folur lidhur me këtë pjesë duke mbajtur jetën private si gjithmonë sa më hermetike.
Mirëpo ditën e sotme me një foto të postuar në Instagram, këngëtarja me famë botërore, i ka thënë dy fjalë ish-menaxherit dhe njëkohësisht ish-të dashurit të saj.
“Zemër unë jam krejt tjetër”, shkruan Era, deklarata të cilat ajo nuk i bën shpesh në Instagram, por që kur i poston, nuk kanë si të mos tërheqin vëmendjen.