Ashtu siç ishte parashikuar, kënga “Karma” e Flori Mumajesit në bashkëpunim me Brunon, Klajdi Harunin dhe DJ Vicky-n i kaloi kufijtë e Shqipërisë duke njohur sukses edhe në vende të tjera të botës.
Një nga këto vende është edhe Spanja mesa duket, ku dy balerina të talentuara kanë zgjedhur pikërisht këtë këngë për të krijuar një koreografi, duke përmendur edhe emrin e artistit, me theks spanjoll. Një gjë e tillë sigurisht e ka gëzuar së tepërmi kantautorin e njohur, i cili e ka postuar videon në Instagram.
“Se si ma thotë emrin!”-ka shkruar Flori në përshkrimin e videos, krahas simbolit të një fytyre me sytë në formë zemrash.