“NUK JAM NDJERË MIRË”/ Zbulohet çfarë përmbante letra që ish-bashkëshorti shkroi për Ledjonën – AlpeGossip
“NUK JAM NDJERË MIRË”/ Zbulohet çfarë përmbante letra që ish-bashkëshorti shkroi për Ledjonën

“NUK JAM NDJERË MIRË”/ Zbulohet çfarë përmbante letra që ish-bashkëshorti shkroi për Ledjonën

Në një intervistë në rubrikën “Mos i bjer me top” në Top Channel, Jorgen Xoxi ka treguar se çfarë përmbante letra që i dërgoi Ledjonës në BBV, të cilën ajo nuk pranoi kurrsesi ta lexonte.

Ish-bashkëshorti i gazetares tha se letra nuk ishte për ta sulmuar, por ka shprehur se nuk është ndjerë mirë që nuk e vuri në dijeni për futjen brenda Big Brother.

“Nuk doja ta sulmoja Ledjonën, do bënte mirë ta hapte ta lexonte atë letër, i kam thënë që nuk jam ndjerë mirë që nuk më ke për hyrjen tendë. Ti e di sa kam bërë unë për atë çupë. Unë kujdesesha për vajzën, e kam me fakte dhe ajo e di shumë mirë. I kam thënë që nuk jam këtu që të prish imazhin tënd, ti vazhdo ta bësh rrugëtimin tënd dhe ta bësh vajzën krenare. Për ti mbyllur gojën publikut që flasin për të dy.”

Madje, ish-bashkëshorti i uron edhe fitoren Ledjonës.

“Nuk kam asgjë personale me Ledjonën, është nëna e fëmijës sim. Për at që kam reagua,r një prind mund të më kuptoj, dhe Ledjonës i uroj për Fitore. Vajzën nuk e kam ndaluar (tregon dokumente).”