“ZEMRA IME…”/ Përveç dhuratave Usta i shkruan fjalë në shqip Gentës në letrën e dedikuar asaj (FOTOT) – AlpeGossip
“ZEMRA IME…”/ Përveç dhuratave Usta i shkruan fjalë në shqip Gentës në letrën e dedikuar asaj (FOTOT)

“ZEMRA IME…”/ Përveç dhuratave Usta i shkruan fjalë në shqip Gentës në letrën e dedikuar asaj (FOTOT)

Genta Ismajli po jeton momentet më të bukura të dashurisë me biznesmenin turk, Hussein Usta. Ai nuk lë rast pa shprehur dashurinë ndaj këngëtares përmes surprizave mjaft romantike.

Këngëtarja ndan shpesh foto e video në rrjetet sociale me ndjekësit e saj, dhe duhet ta pranojmë se Usta është me të vërtetë shumë romantik dhe me veprimin e fundit na ka shkrirë sërish zemrat.

Genta ka postuar në InstaStory dhuratën e veçantë që partneri i saj kishte përgatitur për të ditën e sotme. Ai i ka dhuruar asaj një tufë me lule dhe po ashtu ka përgatitur një ambient romantik me qirinjë e dedikime dashurie.

Këtë herë ai kishte zgjedhur që shënimin ta bënte në shqip duke shkruar “Të dua shumë, zemra ime!”.

Siç duket ata janë më të lumtur se kurrë përkrah njëri-tjetrit, ndaj Genta është e gatshme që të martohet.

Disa muaj më parë, gjatë një interviste për emisionin “Wake Up” ajo u shpreh se si çdo vajzë ëndërron të veshë fustanin e bardhë përderisa ka gjetur njeriun e zemrës. (KLIKO)

Ndërkohë, prej kohësh thuhet se këngëtarja është shtatzënë në pritje të fëmijës së saj të parë, madje kanë qarkulluar edhe disa foto që pretendojnë se tregojnë barkun e saj të rrumbullakosur.

Mirëpo, media të tjera i kanë hedhur poshtë këto lajme, teksa vetë çifti nuk ka reaguar ende. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja përflitet që është në pritje të ëmbël.

Në shkurt të këtij viti, u komentua për hërë të parë që Genta është shtatzënë, por këngëtarja  ende nuk ka reaguar lidhur me këto lajme, ndërsa ne jemi gjithë sy e veshë për të reja nga çifti.

Kujtojmë se në fund të gushtit  Genta ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me Marselin, të titulluar “Ça me bo”.

Në fakt ata kanë sjellë një version të ri të saj, pasi ju kujtojmë se kjo këngë ishte një nga hitet e karantinës.