Serafina është një prej përfaqësuesve të komunitetit LGBT në vendin tonë. Ajo është një transgjinore, e cila është shpallur edhe Miss i komunitetit dhe ditën e djeshme ka bërë përshtypje mes të pranishmëve.
Serafina tashmë është kthyer në një personazh VIP, pasi nuk kanë munguar edhe intervistat në të kaluarën, për media të njohura në vend.
Ajo jeton në Tiranë dhe ka treguar më herët se është përballur me të vërtetën e jetës së saj në moshën 12-vjeçare, kur ka kuptuar se është një femër brenda trupit të një mashkulli, e rrjedhimisht vijoi ndryshimin në mënyrën e jetesës.
Në një prej intervistave Serafina ka treguar se prej vitesh është në një lidhje dashurie me një djalë gangster, i cili e ka pranuar siç është .