KUR TEMPERATURAT E ULËTA RIKTHEHEN/ Ja çfarë ndodh me trupin tuaj - AlpeGossip
KUR TEMPERATURAT E ULËTA RIKTHEHEN/ Ja çfarë ndodh me trupin tuaj

KUR TEMPERATURAT E ULËTA RIKTHEHEN/ Ja çfarë ndodh me trupin tuaj

Moti është bërë I pakontrollueshëm dhe si pasojë fillojmë sëmuremi më shpesh. Shpesh I ndjejmë ndryshimet që ndodhin në trup por nuk I kuptojmë dhe nuk I shpjegojmë dot. Më poshtë janë disa nga këto ndryshime dhe shpjegimet e tyre:

Digjni më shumë kalori
Studimet kanë treguar se ritmet bazë të metabolizmit ose djegia e kalorive pa aktivitet fizik rritet gjatë temperaturave të ftohta. Kjo ndodh sepse trupi punon më shumë që të ngrohet. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju duhet të qëndroni në të ftohtë gjithë kohën.

Gishtat tkurren
Gishtat tkurren gjatë vjeshtës dhe dimrit dhe enjten gjatë verës, thonë ekspertët. Moti i ftohtë ngushton enët e gjakut në përpjekje për të ruajtur temperaturën e trupit. Kjo do të thotë se gjaku qarkullon më pak nëpër gishta, rrjedhimisht duke i bërë ato të duken më të vegjël.

Dhimbje më të forta në gishta
Gjatë motit të ftohtë, disa njerëz vuajnë nga një simptomë e quajtur Sëmundja e Rejnaudit që shoqërohet me mpirje e të disa pjesëve të trupit si pasojë e të ftohtit ose stresit. Kjo ndodh në zonën e duarve, këmbëve dhe veshëve dhe shkaktohet si pasojë e ngushtimit të enëve të gjakut që furnizojnë lëkurën me gjak. Një gjë e tillë nuk është e rrezikshme por është e parehatshme dhe shkakton dhimbje. Vishni rroba të përshtatshme dhe mos rrini shumë jashtë, thonë ekspertët.

Probleme me sytë
Kujdes me sytë gjatë të ftohtit. Ekspozimi i tepërt në temperature të ftohta ndikon në shikimin tuaj.

Fytyra skuqet
Nëse gjatë ekspozimit në të ftohtë në mëngjes ju skuqet hunda apo faqet atëherë duhet të dini se gjaku i anashkalon këto zona dhe fokusohet tek zemra ose mushkëritë. Kur ngroheni gjaku rikthehet në rrugëtimin normal duke shkaktuar skuqje.

Probleme me zemrën
Kjo ndodh zakonisht tek të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Rreziku është në rritje sepse trupi përpiqet të ruajë nxehtësinë dhe rrit presionin në zemër. Kjo e fundit duhet të punojë fort që të furnizojë gjakun tek gishtat e duarve dhe këmbëve.

Luhatje humori
Moti i ftohtë ka ndikim të fortë në gjendjen tuaj shpirtërore. Rënia e temperaturave nënkupton më pak ditë dhe dritë. Rrjedhimisht, trupi merr më pak vitaminë D. Mungesa e dritës dhe vitaminës shkakton depresion dhe çrregullime humori. Suplementat e vitaminës D duhen marrë në konsideratë për të kuruar problemet me humorin.