NGA BOJA E VETULLAVE DERI TEK PENELI BLU/ Zbuloni shtatë sekretet e bukurisë së Lady Dianës – AlpeGossip
NGA BOJA E VETULLAVE DERI TEK PENELI BLU/ Zbuloni shtatë sekretet e bukurisë së Lady Dianës

NGA BOJA E VETULLAVE DERI TEK PENELI BLU/ Zbuloni shtatë sekretet e bukurisë së Lady Dianës

“Princeshë Diana e kuptoi shumë herët fuqinë e grimit dhe të një modeli të bukur flokësh nuk kurrë nuk i nënvlerësoi këto të fundit” kështu është shprehur një herë artistja personale e makeup-it të Princeshës ikonë , Mary Greenëell. Nga lapsi i syve ngjyrë blu, deri tek prerja e guximshme,e Lady Diana njihet për stilin e saj unik dhe miliona njerëz besonin se veç bukurisë natyrale, Diana fshihte dhe disa truke bukurie, të cilat do i zbulojmë më poshtë.

1.Ndiqte një rutinë të rregullt për kujdesin e lëkurës
Ndonëse cilësia e lëkurës së princeshës ishte gjenetike, sipas Mary Greenëell, Diana nuk shmangte kurrë një hap të vetëm të rutinës e cila përfshinte: tonikun, hidratuesin; serumin dhe kremin kundr diellit.

2. Nuk privohej nga orët e plota të gjumit
Këllëfët e jastëkut i kishte mëndafsh dhe Princeshë Diana kurrë nuk privohej nga orët e plota të gjumit. Kjo ishte arsyeja përse Princesha nuk kishte kurrë shenjë lodhjeje në lëkurë.

3.Bëni gjithçka në moderim. “Pasi fillova të punoja me të, kuptova që Diana bënte gjithçka me masë” “Ajo nuk konsumonte alkool apo cigare dhe kurrë nuk e tepronte me të ëmblat apo çdo gjë tjetër që mund të ndikojë në cilësinë e lëkurës.

4. Mos përdorni asnjëherë një laps me të njëjtën ngjyrë si sytë tuaj. Peneli i kaltër do të lidhet përjetësisht me imazhin e Dianës.

5. Bojë për vetullat
Vetullat janë kornizë e fytyrës dhe Diana nuk dilte asnjëherë pa i lyer këto të fundit, apo pa aplikuar bojë një herë në kaq kohë.

6. Asnjëherë mos dilni nga shtëpia pa u lyer me parfum
“Ajo gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë mbante një parfum me vete në çantë” thotë grimierja e saj personale. Ishte si një lloj prekjeje e fundit e bukurisë për të

7. Guxoni me flokët tuaj, këto të fundit janë gjysma e bukurisë. Burimi: Marie Claire