Banorët vendosën që pasi konsumuan darkën e së hënës, të ushtronin edhe pak ‘’yoga’’ nën leksionet e Kledit.
Iliri dhe Arjola i kërkojnë Arditit, si më i riu në moshë, për të siguruar disa peshqirë që të gjithë t’i shfrytëzonin për të nisur ushtrimet e tyre.
Ngjyra dhe cilësia e peshqirëve ishte pikërisht edhe shkaku që nxiti të një debat.
‘’Unë të paktën shkova i mora, aty ka mjaftueshëm peshqirë. I merrni gjërat më seriozisht seç duhet’’,- tha Arditi.
Ky diskutim vijoi edhe më gjatë mes banorëve të pranishëm derisa Arjola ndërhyri duke shtuar: Për çdo gjë kthen një përgjigje, je njësoj si ata fëmijët e klasës së parë.