Palestra nuk është vetëm për t’u dobësuar, Roza Lati jep një mesazh me rëndësi për të gjithë – AlpeGossip
Palestra nuk është vetëm për t’u dobësuar, Roza Lati jep një mesazh me rëndësi për të gjithë

Palestra nuk është vetëm për t’u dobësuar, Roza Lati jep një mesazh me rëndësi për të gjithë

Vera erdhi dhe shumë nga ju me siguri duan të jenë në formë perfekte për plazhin e gjithçka tjetër. Me siguri disa kanë nisur palestrën për një rezultat të shpejtë, për t’u tonifikuar dhe dobësuar. Por palestra vlen njëlloj edhe për t’u shëndoshur. Pikërisht këtë na e ka treguar edhe njëherë moderatorja Roza Lati. Shumë nga ju do pyesnin për çfarë do i duhej palestra pasi ajo është goxha në formë, por qëllimin e saj bukuroshja e ka bërë të ditur së fundmi me anë të një postimi në ‘Instagram’.

“Të përparosh pak nga pak është më mirë se të mos përparosh fare. Unë bëj palestër për t’u shëndoshur sepse jam shumë e dobët, ndryshe. Prandaj marr proteina dhe vitamina. E ndjej që jam shumë në formë”,-ka shkruar Roza. Gjithçka ka nevojë një trup i dobët është të shtojë peshë në mënyrën e duhur dhe të shëndetshme, prandaj palestra është një zgjidhje perfekte./