ELGIDIT APO KLEËS? Ja kujt i ngjan më shumë i vogli i tyre Krid (FOTO) – AlpeGossip
ELGIDIT APO KLEËS? Ja kujt i ngjan më shumë i vogli i tyre Krid (FOTO)

ELGIDIT APO KLEËS? Ja kujt i ngjan më shumë i vogli i tyre Krid (FOTO)

Në 4 qershor vogëlushi i Klea Hutës dhe Elgit Dodës, Kridi, festoi 1 vit jetë. Me këtë rast mami Klea zbuloi për herë të parë publikisht portretin e djalit dhe nuk mungoi një dedikim shumë i ndjerë nga ana e saj.

“Krid i mamit,

Jeta ime e shtrenjte, qenie e qenies time.

Fryme e imja e perjetshme, ajri im, lumturia jone me e madhe.

Nuk e harroj kurre momentin kur te mora ne krahe dhe po shpertheja nga lumturia, momenti kur une u takova per here te pare me mrekulline me te madhe te Zotit, qe me kishte dhuruar mua.

Nuk e besoj dot se si iku nje vit dhe ti sot ben 1 vjec o jeta ime. Kur te kisha ne bark e te ledhatoja aty e enderroja si do ishe, si do i kishe syte, hunden, dockat e kur qeshim sot bashke e te perqafoj e luaj me ty.

Faleminderit qe na zgjodhe ne per prinderit e tu o engjelli jone.

Mami zgjohet naten dhe rri e te shikon e te puth ne gjume se jeta ime eshte vetem e jotja e une per ty do bej gjithcka qe ti te jesh i lumtur.

Te dua sa vetem Zoti e di. Edhe frymen time e jap per ty por une lutem qe te kemi jete sa me te gjate qe te te shijojme ty ne jeten tende qe qofte fusha me e bukur me lule qe une kam pare ndonjehere.

Zoti te bekofte dhe qofsh i udhes.

Mua dhe babin na ke perjete me syte nga ty.

Te duan po aq sa ne: gjysherit, tezet, xhaxhi e te gjithe miqte e ngushte te mamit e babit.

Gezuar ditelindjen e pare KRID mreti! – Bej Masha’Allah “,shkroi Klea në urimin e saj.

Pas postimit të këtyre imazheve të gjithë u bënë kurioz të kuptonin se kujton i ngjan më shumë i vogli, Kleas apo Elgitit. Si fillim të gjithë menduam se vogëlushi ishte një miks mes mamit dhe babit, por duket se Krid është një kopje e Kleas. Kjo e fundit ka ndarë në Instagram një foto që kanë përgatitur fansat e saj, ku kanë vënë përballë një foto të Krid dhee një tjetër tëKleas kur ka qenë e vogël. Nënë e bir duken gati njësoj me njëri-tjetrin dhe përderisa Klea e ka shpërndarë në profilin e saj nuk ka asnjë kundërshtim për këtë konstatim të fansave.