I dinim të ndarë prej muajsh/ Danjeli dhe Fotinia e “Big Brother” rishfaqen çift (FOTO) – AlpeGossip
I dinim të ndarë prej muajsh/ Danjeli dhe Fotinia e “Big Brother” rishfaqen çift (FOTO)

I dinim të ndarë prej muajsh/ Danjeli dhe Fotinia e “Big Brother” rishfaqen çift (FOTO)

Ata u dashuruan dhe madje u martuan brenda reality show-t “Big Brother”, ndërkohë që ishin çifti i vetëm i atij edicioni që mbijetuan edhe pas daljes. Por para disa muajsh, Danjeli njoftoi ndarjen nga Fotinia me anë të një postimi në “Facebook”, ndërsa shkruhej: “Janë disa arsye përse unë dhe Fotini kemi vendosur të ndërpresim këtë lidhje, duke gëzuar respekt për çdo të mirë dhe të keqe që kemi kaluar së bashku dhe sigurisht për njëri-tjetrin. LAFODA”, shkruante Danjeli në postimin e tij.

Dyshimet e para lindën kur çifti mbylli llogarinë e përbashkët në “Instagram”, derisa më në fund u pranua prej ish-banorit! Më vonë me rikthimin e faqes, ata edhe mohuan se kishin pasur ndarje mes tyre. Mediat nuk vonuan me titujt: “S’ka dasmë! Danjeli dhe Fotinia pranojnë ndarjen”, për faktin se ata pavarësisht se u martuan para kamerave me bekimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kishin premtuar se pas daljes nga shtëpia do të organizonin një tjetër ceremoni martese me familjarët. Fituesit e “Big Brother 9”, pas gati tre muajsh janë rishfaqur sërish çift në një ceremoni dasme familjare.

Fansat janë çuditur kur i kanë parë bashkë në “Instagram”, duke theksuar faktin se i dinin të ndarë. E para se të nisnin të qarkullonin lajmet e ndarjes, nuk mungonin thashethemet për martesën e tyre. U fol se ata ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë, lajm që e mohuan shpejt. Fituesit e 100 milionëve, përkundër mendimit të skeptikëve se celebrimi i tyre ishte i nxituar, edhe një herë po na dëshmojnë se dashuria mes tyre është e vërtetë. Ata tashmë kanë të njëjtin mbiemër pas celebrimit, ndërkohë që prej muajsh nuk kanë reshtur së ndari momente nga bashkëjetesa që kanë nisur në Tiranë.

Fotini dhe Danjel Dedndreaj janë 24- vjeçarja nga Gjirokastra dhe 27-vjeçari nga Tropoja, të cilët në 3 muaj lojë në “Big Brother” vendosën të celebroheshin. Në garën e 13 çifteve për çmimin e madh, 100 milionët i fituan Danjel dhe Fotini, të cilët u fol se do të organizonin një dasmë madhështore pas fitores. Në ndonjë emision ku kanë qenë të ftuar, vetë Danjeli e ka përkufizuar dashurinë mes tyre kështu: “Në dashuri duhet të ndjekësh zemrën dhe trurin, në rastin tonë vendimi është marrë me të dyja bashkë”.