NJË LAJM I MIRË/ Vaksina që trajton SIDA-n do të jetë gati në vitin 2021 – AlpeGossip
NJË LAJM I MIRË/ Vaksina që trajton SIDA-n do të jetë gati në vitin 2021

NJË LAJM I MIRË/ Vaksina që trajton SIDA-n do të jetë gati në vitin 2021

Një vaksinë për të trajtuar virusin HIV që shkakton SIDA, mund të jetë gati  deri në vitin 2021.

Sipas shkencëtarëve, testimet e tre vaksinave të ndryshme janë afër hyrjes në fazat e tyre përfundimtare, duke bërë që ekspertët të jenë optimistë për të ardhmen.

Rezultatet e eksperimenteve të vaksinave të njohura si HVTN 702, Imbokodo dhe Mosaico,  do të jenë në dispozicion në vitin e ardhshëm.

Njerëzit me HIV do të marrin ilaçe, të cilat do të sjellin mos transmetimin e SIDA-s, edhe përmes marrëdhënieve seksuale.

Aktualisht nuk ekziston një vaksinë për të mbrojtur kundër prekjes nga virusi, i cili bartet nga 37 milionë njerëz në të gjithë botën.

Udhëheqësja e dy testimeve Susan Buchbinder, drejtoreshë e programit hulumtues të Brigde HIV në Departamentin e Shëndetit Publik në San Francisko, ka thënë se ky është ndoshta një nga momentet më optimistee në të cilin kanë qenë.

“Edhe një vaksinë pjesërisht e efektshme do të ishte një përparim i jashtëzakonshëm dhe me të vërtetë do të kishte fuqinë për të ndryshuar trajektoren e epidemisë”, tha ajo.

Dy vaksinat përbëhen nga gjashtë injeksione, të administruara gjatë dy vizitave të fundit në klinikë.

HIV dëmton në mënyrë progresive qelizat vendimtare në sistemin imunitar,pra rruazat e bardha të gjakut, gjë që dobëson aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet.

Nëse nuk trajtohet, kjo çon në SIDA, një seri infeksionesh vdekjeprurëse, të cilat sistemi imunitar i dobësuar nuk mund t’i trajtojë.

Ekspertët për HIV thonë se një vaksinë duhet të jetë së paku 50% e efektshme për të luftuar rastet e prekura.

Mjekët tashmë mund të heqin profilaksinë para ekspozimit (PrEP), një pilulë ditore që njerëzit me rrezik shumë të lartë e  marrin për të parandaluar marrjen e HIV-it.

Dhe ata me HIV mund të marrin terapi anti-retrovirale (ART), e cila siguron mos transmetimin tek personat e tjerë, që do të thotë se sasia e virusit në gjakun e tyre është e ulët.

Rezultatet nga vaksina Imbokodo priten në vitin 2021, ndërsa ato nga Mosaico priten në vitin 2023.