I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e Rudina Dembacajt “Mos i fol Shoferit”, Dritan Shakohoxha ka treguar arsyen e vërtetë të largimit të Bora Zemanit dhe Ilda Bejlerit nga Digitalb.
Shakohoxha u shpreh se nuk janë të vërteta ato që janë përfolur në media sepse ai nuk i ka hequr nga puna dy gazetaret.
“Një person ikën nga puna të gjithë thonë Shako , Shako! Nuk është e vërtetë, si fillim jam më i gjati për fat të keq jam dhe më i madhi në moshë. Jam drejtor nuk kam se çfarë të bëj, jam drejtor i supersportit”, u shpreh Shakohoxha.
“Bora Zemani, Ilda Bejleri të gjithë këto zonjusha përflitet që janë hequr nga puna prej teje”, i tha Rudina.
“Nuk është e vërtetë ,unë nuk di të heq njeri nga puna .Unë jam gazetar sportiv dhe them trajner s’do bëhem dot kurrë se do e kisha bërë skuadrën me njëzet lojtar, nuk di me thënë do rri njeri në stol. Gjithsesi njerëzit s’kanë pse të rrijnë në të njëjtin vend pune”, u shpreh Shakohoxha.