”PRISHET MIQËSIA MES DY MODERATOREVE TË NJOHURA”/ Çfarë ndodhi me Arbanën dhe Xhemin? – AlpeGossip
”PRISHET MIQËSIA MES DY MODERATOREVE TË NJOHURA”/ Çfarë ndodhi me Arbanën dhe Xhemin?

”PRISHET MIQËSIA MES DY MODERATOREVE TË NJOHURA”/ Çfarë ndodhi me Arbanën dhe Xhemin?

Arbana Osmani dhe Xhemi shehu njihen për shoqërinë e ngushtë me njëra-tjetrën. Ato shpeshherë postojnë foto bashkë ku tregojnë se kalojnë shumë mirë nën praninë e njëra-tjetrës.

Ditën e sotme, Arbana ka postuar disa video ku tregon se si të gatuash kallamarët në disa mënyra. Mikja e saj Xhemi i ka shkruar një mesazh në lidhje me videot duke i thënë se i haej për shkak të postimeve që kishte parë në profilin e Arbanës dhe pak më poshtë i kishte thënë se do ta hiqte nga Instagrami.

Sigurisht e gjitha është një shaka, por Arbana ka vendosur ta publikojë këtë bisedë me shkrimin që përmban humor. Ajo ka shkruar: Prishet miqësia mes dy moderatoreve të njohura.

Me anë të kësaj fjalie, Arbana shpreh se si do ta marrin mediat bisedën që postoi Arbana, si një prishje miqësie. /AlpeGossip.al