Divas Show: Eneda dhe Rovena zbulojnë të dashurit e zemrës në sallë – AlpeGossip
Divas Show: Eneda dhe Rovena zbulojnë të dashurit e zemrës në sallë

Divas Show: Eneda dhe Rovena zbulojnë të dashurit e zemrës në sallë

Ditën e djeshme në Pallatin e Koncerteve u mbajt ‘Divas Show’ një koncert që mblodhi bashkë katër këngëtaret e njohura shqiptare Rovena Dilo, Besa Kokëdhima, Eneda Tarifa dhe Irma Libohova, të cilat risollen dhe një herë të gjitha këngët e tyre ndër vite, duke emocionuar publikun me performancat e tyre.


Ndërkohë në momentin e falenderimeve sipas revistës ‘Who’, dy këngëtaret Rovena Dilo dhe Eneda Tarifa prekën publikun teksa bënë një përshëndetje dhe falenderim për personat e tyre të zemrës.

Rovena zgjodhi që të përshëndeste nënën e saj, e cila kishte ardhur për të ndjekur të bijën në sallë.

“Diku aty është nëna ime, është një zonjë e thjeshtë që nuk i pëlqen të ekspozohet, por që unë e dua shumë”- ka thënë e emocionuar Rovena.

Ndërkohë Eneda gjithashtu ka thënë dy fjalë zemre për njeriun më të shtrenjtë që po e shoqëronte në atë mbrëmje.

“Shoh dy sy të mërzitur aty, janë të vajzës time sepse këto ditë nuk kam qëndruar shumë me të, tani duhet të shlyej gabimin dhe të bëj detyrat që më takojnë”- tha Eneda.

Gjithashtu në sallë ishin të pranishëm dhe shumë artistë të tjerë, të cilët dhanë mbështetjen maksimale për katër koleget e tyre.