Nëse keni në gardërobë triko me kopsa (që ngjajnë me ato që veshin gjyshet) është momenti për t’i veshur në vjeshtë. Nuk ua themi ne, por vetë modelja Bella Hadid. 23-vjeçarja po dilte për qejfin e saj për një shëtitje në New York dhe nga fotot e paparacëve ra në sy trikoja e zbërthyer që duket të jetë tendenca e këtij sezoni. Bella edhe triko si të gjyshes di se si t’i bëjë seksi.
Për momentin Bella Hadid është mjaft e komentuar në rrjetet sociale, pasi shkenca e shpalli atë si vajzën më të bukur në botë, por njerëzit kanë kundërshtime. Gjithsesi, shkenca e ka dhënë verdiktin e saj.