Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj janë dy nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar, të cilët kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për këngën “Copa Copa”.
Por duket se ky nuk do të jetë i vetmi projekt muzikor së bashku. Këtë e ka zbuluar së fundmi këngëtarja nëpërmjet një postimi në “Instastory”. Madje duket se dyshja e ka gati bashkëpunimin e tyre të radhës.
Dafina ka vendosur dje që të ndajë me ndjekësit e tij një pjesë nga biseda me Albanin. Me doza humori, këtë postim artistja e ka lidhur me projektin:
“Fore e ka. Veq don me më jep presion për me qitë projektin bashkë me mu sa më shpejt”.
Ndërkohë në bisedë shkruhet:
Albani: Tani u trashëgofsh. Me një çikë ishallah
Dafina: Hahahaha. Ooooo. Faleminderit idiot
Albani: Të kam thënë do bësh 3, trinjak, të tre yje
Dafina: Oooooo, të lumtë goja amin ishallah.