EPIKE/ Portreti familjar i Jonës me djalin dhe burrin do t’ju shkrijë së qeshuri – AlpeGossip
EPIKE/ Portreti familjar i Jonës me djalin dhe burrin do t’ju shkrijë së qeshuri

EPIKE/ Portreti familjar i Jonës me djalin dhe burrin do t’ju shkrijë së qeshuri

Moderatorja e njohur Jona Spahiu siç dihet disa kohë më parë u bë nënë e një djali të cilin e pagëzoi me emrin Raiden. Jona është shumë aktive në rrjetet sociale dhe vazhdimisht publikon foto me vogëlushin e saj dhe shpesh herë i shoqëron ato me përshkrime plot humor, që tregojnë bezdinë që Raiden ndjenë herë pas here me aq shumë foto që i bën e ëma.

Së fundmi, ajo ka publikuar një portret familjar ku shihet me djalin e saj Raiden dhe bashkëshortin Frenklin, teksa pozojnë për aparatin. Në të vihet re mimika epike e djalit të saj që ka shkrirë së qeshuri gjithë ndjekësit e moderatores.

“Mami e dimë që jemi dashuritë e tua të jetës po ç’taksirat kemi unë dhe babi të dalim nëpër fotot e Instagramit tënd”, shkruan Jona pranë fotos që u komentua gjatë nga fansat e saj.