“DIRTY DANCING”/ Si filmi i famshëm rezultoi “mallkim”? Pjesa kryesore e kastit vdiq dhe kompania falimentoi – AlpeGossip
“DIRTY DANCING”/ Si filmi i famshëm rezultoi “mallkim”? Pjesa kryesore e kastit vdiq dhe kompania falimentoi

“DIRTY DANCING”/ Si filmi i famshëm rezultoi “mallkim”? Pjesa kryesore e kastit vdiq dhe kompania falimentoi

“Dirty Dancing” mbetet një nga filmat e preferuar deri më sot, një histori e viteve ’60 që u bë e famshme në të gjithë botën.

Dyshja, Patrick Swayze dhe Jennifer Grey, mbeten një nga çiftet emblemë të Hollywood.

Megjithatë fati nuk ishte i mirë për aktorët e këtij filmi. Suksesi i jashtëzakonshëm i filmit rezultoi si një mallkim për dy aktorët kryesorë. Vetëm Patrick Swayze pati një shans me filmin Ghost ndërsa për Jennifer Grey, nuk gjeti dot një punë të re.

Anëtarët e tjerë të kastit, përfshirë vetë regjisorin, gjithashtu nuk patën shumë fat. Përveç Swayze, i cili vdiq nga kanceri në moshën 57-vjeçare, regjisori, Emile Ardolino, vdiq në moshën 50-vjeçare nga ‘AIDS’. Aktori Jerry Orbach, babai i Baby-t në film, ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare nga kanceri, ndërsa Max Cantor (kamerieri Robbie) vdiq nga një mbidozë heroine në moshën 32-vjeçare.

Edhe pse filmi mblodhi një vlerë mbresëlënëse prej 214 milionë dollarë, pavarësisht fitimeve të mëdha kompania e prodhimit të filmit (Vestron Video) falimentoi.