LUANA KA DITËLINDJEN/ Ja kush ja ka bërë dhuratën që i pëlqu më shumë (FOTO) – AlpeGossip
LUANA KA DITËLINDJEN/ Ja kush ja ka bërë dhuratën që i pëlqu më shumë (FOTO)

LUANA KA DITËLINDJEN/ Ja kush ja ka bërë dhuratën që i pëlqu më shumë (FOTO)

Sot moderatorja dhe këngëtarja e njohur Luana Vjollca feston 27 vjetorin. Për një ditë kaq të veçantë për të, dhuratat kanë filluar që dy ditë më parë dhe dhuratën e parë ia bëri stilistja e saj, Blerina. Ajo i dhuroi një buqetë të madhe me trëndafila të kuq.

Pas buqetës me trëndafila, për Luanën kanë filluar urimet dhe dhuratat e shumta nga miqtë, familjarët, kolegët dhe fansat. Luana është shumë e pëlqyer dhe e dashur nga publiku, e si rrjedhojë ka dhe grupin e saj të fansave, Luanator, të cilët nuk kishin si të mos e surprizonin në këtë ditë të rëndësishme.

Fansat i kanë krijuar një buqetë me lule të ndryshme të cilat i kanë mbledhur vetë ata dhe më pas i kanë lidhur me një lidhëse flokësh. Luana ka shpërndarë në Instastory një foto të buqetës dhe është shprehur se kjo për të është dhurata më e bukur.
‘Luanator, kjo është dhurata më e bukur për mua! Të mbledhësh lule e të krijosh buqetë vetë me lidhësen e flokëve,”- ka shkruar Luana krahas fotos së buqetës dhe shkrimin e saj e ka shoqëruar me fytyra me sy zemra që shprehin mahnitjen e saj nga surpriza e fansave.