RONELA HAJATI FESTON DITËLINDJEN/ Shikoni çfarë urimi epik i ka bërë vetes (FOTO) – AlpeGossip
RONELA HAJATI FESTON DITËLINDJEN/ Shikoni çfarë urimi epik i ka bërë vetes (FOTO)

RONELA HAJATI FESTON DITËLINDJEN/ Shikoni çfarë urimi epik i ka bërë vetes (FOTO)

Ditën e sotme, përveç moderatores Luana Vjollca, një emër tjetër shumë i dëgjuar në estradën shqiptare feston ditëlindjen, Ronela Hajati.

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Ronela, ka pritur mesnatën për të ndarë me ndjekësit e saj lajmin se ditën e sotme feston ditëlindjen. “Në këtë ditë të shënuar që do mbahet mend në shekuj si ditëlindja e të madhes Hajati, dua t’i them vetes: Ron, je si shpirt!” – ka shkruar Ronela në Instastory.

Më pas Ronela ka vijuar me një postim tjetër, ku ka zbuluar se kjo ditë e saj e veçantë do të zgjasë plot një muaj. Ajo shkruan: “Gëzuar ditëlindjen për mua! Një Virgjëreshë e vërtetë, ditëlindja e së cilës do zgjasë një muaj të tërë.” Këngëtarja ka marrë urime nga kolegët dhe miqtë, disa prej të cilave i ka shpërndarë në Instastory.