“NGA HAJDUT NË POLITIKAN!”/ Historia e filmit të Bes Kallakut na duket e njohur! (FOTO) – AlpeGossip
“NGA HAJDUT NË POLITIKAN!”/ Historia e filmit të Bes Kallakut na duket e njohur! (FOTO)

“NGA HAJDUT NË POLITIKAN!”/ Historia e filmit të Bes Kallakut na duket e njohur! (FOTO)

Bes Kallaku ka folur së fundi për subjektin e filmit të tij të ri “Falco” në një intervistë ekskluzive për “RTV Ora”.

Aktori i njohur tregoi historinë e filmit të tij, ku marrin pjesë emra të njohur për publikun shqiptar si Arben Derhemi, Albano Bogdo, Bleona Qereti, Olti Curri, etj.

Ai tregon se filmi është një pasqyrë e realitetit shqiptar në vitet e fundit dhe pjesë e tij është dalja e opozitës nga Kuvendi. E pra, subjekti i tij është i njohur për të gjithë shqiptarët, por këtë herë është i shoqëruar me humor.

“PPA- Partia Para Albania, e ka nismën nga para Laçi.

Ky film është një pasqyrë realiteti e të gjithë këtyre viteve të fundit. Vjen në mënyrën më komike të mundshme dhe e kemi sjellë aq bukur saç dinë ta pasqyrojnë artistët.

“Falco” punon në Itali dhe ka një ndërmarrje pastrimi dhe gjelbërimi. Ai vjen në Shqipëri sepse 4 deputetë kanë dhënë dorëheqjen. Filmi nis fill pasi opozita ka dorëzuar mandatet e deputetit.

Duke pasur kohën e mjaftueshme futa faktin që opozita dorëzoi mandatin. Unë si i 5 në listën e Lezhës më takon mandati i deputetit dhe nga kapuçi i hajdutit shkoj dhe vesh kostumin e politikanit”.

Bes Kallaku ka premtuar se do të shkrihemi gazit me filmin e ri, premiera e të cilit është më 20 nëntor.