KINI KUJDES! Gruaja verbohet nga njëri sy pasi ndenji gjithë natën në telefon – AlpeGossip
KINI KUJDES! Gruaja verbohet nga njëri sy pasi ndenji gjithë natën në telefon

KINI KUJDES! Gruaja verbohet nga njëri sy pasi ndenji gjithë natën në telefon

Kur mami ju thotë “fajin e ka telefoni,” ndoshta ka të drejtë. Zini mend nga rasti i kësaj 25-vjeçareje nga Kina

Pacientja nga Shenzhen, që preferoi të mbetej anonime, shkoi në spital pasi vuri re se ishte verbuar nga syri i majtë. Mjekët e vizituan dhe zbuluan se ajo kishte kaluar gjithë natën në telefon dhe si pasojë, i kishin shpërthyer enët e gjakut në sy.

“Pacientja e kaloi gjithë natën duke luajtur lojëra në telefon,” tha Dr. Wangjian nga Songgang People’s Hospital. “Në mëngjes, sapo u zgjua, filloi të luante sërish në telefon. Pas pesë mintuash, pacientja vuri re se ishte verbuar nga syri i majtë. S’shihte asgjë. Grafitë nxorrën në pah sasi të konsiderueshme gjaku që i bllokonin retinën. U diagnostikua me valsalva retinopati.”

Për fat të mirë, 25-vjeçarja rifitoi shikimin nga syri i majtë. Mjekët përdorën një lazer për të bërë një vrimë të vogël në retinë, që lejoi gjakun të rridhte lirshëm nëpër enë.”

Mos mendoni se ky është një rast i izoluar që ndodhi në një vend të largët. Një grua në Taivan praktikisht iu dogjën sytë pasi përdori telefonin gjatë natës me ndriçimin deri në fund.

Burimi: LadBible