Feston sot ditëlindjen, por nuk e dini sa vjeç mbush vërtet Xhensila Myrtezaj (FOTO) – AlpeGossip
Feston sot ditëlindjen, por nuk e dini sa vjeç mbush vërtet Xhensila Myrtezaj (FOTO)

Feston sot ditëlindjen, por nuk e dini sa vjeç mbush vërtet Xhensila Myrtezaj (FOTO)

Duke qenë gjithnjë në vëmendjen e mediave, si për anën profesionale, projektet e reja që arrijnë miliona klikime, ashtu edhe për jetën personale, lidhjen e martesën me Besin, Xhensila Myrtezajn mund ta quajmë padyshim një divë.

Këngëtarja e hiteve “Çelësi i zemrës”, “Me ty jam”, “Engjëlli im”, etj sot feston ditëlindjen dhe që në mëngjes ajo mori urimet e surprizën e parë.

Besi e uroi me fjalë shumë të ëmbla duke shkruar në një postim: “Urime ditlindjen e bukura, e mira, e embla, ditet e mia, jeta dhe familja ime qe pres. Të dua”.

Ndërsa një mikesha e saj e surprizoi duke ja mbushur shtëpinë plot me tullumbaca dhe lule.

Pyetja e parë që të vjen ndërmend kur dikush feston ditëlindjen është sa vjeç mbush.

Të gjithë ata që kanë kërkuar në google për ta mësuar, janë keqinformuar. Në rezultatin që del nga kërkimi në google shkruhet se Xhensila mbush 24 vjeç. Madje edhe data është shkruar gabim pasi këngëtarja feston sot ditëlindjen dhe jo më 11 prill.

 

Por sa vjeç mbush vërtet Xhensila sot e ka zbuluar vetë ajo ku në surprizën që i kanë bërë në shtëpi filmon edhe tullumbacat gjigantë që formojnë numrin 25. Pra Xhensila mbush 25 vjeç.