”U DEHËM ME BIRRA”/ Baby G flet për takimin me Paris Hilton – AlpeGossip
”U DEHËM ME BIRRA”/ Baby G flet për takimin me Paris Hilton

”U DEHËM ME BIRRA”/ Baby G flet për takimin me Paris Hilton

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Why not”, reperja e njohur shqiptare Baby G ka treguar për takimin e saj me Paris Hilton. Baby G, emri i vërtet i të cilës është Gordana tregoi se e ka takuar Paris Hiltonin në një lokal kur ishte shumë e dehur.

“Një herë kam qenë në Paris me një shoqen time. Po hanim dhe po pinim birra, po bënim qejf dhe po qeshnim. Kishim ardhur aq shumë në qejf saqë të gjitha telefonat që kanë qenë në tavolinë i kemi marrë dhe i kemi gjuajtur. Më pas kemi hyrë në ujë duke qeshur dhe po kërkonim telefonat. Kur kemi dalë jashtë kemi parë Paris Hilton me disa shokë dhe njerëz dhe po i tregonim çfarë ndodhi, më pas bëmë dhe foto. Ditën tjetër kam kuptuar që telefoni nuk është, që Paris Hillton nuk është, pyesja veten ku jam, çfarë ka ndodhur. Është një histori për të qeshur dhe e bukur”, tregoi Baby G.