ARTISTE NË GJAK/ Vajza e Ardit Gjebreas si balerinë indiane dhe babi është kaq krenar (VIDEO) – AlpeGossip
ARTISTE NË GJAK/ Vajza e Ardit Gjebreas si balerinë indiane dhe babi është kaq krenar (VIDEO)

ARTISTE NË GJAK/ Vajza e Ardit Gjebreas si balerinë indiane dhe babi është kaq krenar (VIDEO)

Që talenti ka shumë lidhje me gjenet, këtë nuk e vëmë aspak në dyshim!

Edhe vajza e Ardit Gjebreas na e vërtetoi këtë në disa video që moderatori ka publikuar mëngjesin e sotëm.

Babi Arditi duket mjaft krenar për të bijën, pasi kjo e fundit mori pjesë në një kërcim indian në festën e klasës.

Anna na befasoi me lëvizjet e saj, teksa performonte bashkë me një shok, e veshur si një indiane e vogël.

“Jeta! Festa e klasës”, shkruan Arditi në postimin e tij në Instagram, ku tregon talentin që ka trashëguar vajza e tij për të shkëlqyer në skenë.

Kjo nuk është hera e parë që Anna shkëlqen në skenë në koncertet e organizuar nga shkolla, por edhe në festival ku performoi me të atin.

Ndonëse djali i tij Joni zgjodhi një profesion larg kamerave, jemi të sigurt se Anna do të jetë para kamerave në të ardhmen dhe në skenë si babi Arditi!

Video Player