GATI PËR TI ZËNË VENDIN PRINDËRVE/ Talenti i Amelis do t’ju lë gojëhapur (FOTO) – AlpeGossip
GATI PËR TI ZËNË VENDIN PRINDËRVE/ Talenti i Amelis do t’ju lë gojëhapur (FOTO)

GATI PËR TI ZËNË VENDIN PRINDËRVE/ Talenti i Amelis do t’ju lë gojëhapur (FOTO)

Mbrëmja e djeshme e emisionit “Soiree” i është dedikuar këngëtarit dhe kantautorit të njohur Alban Skënderaj dhe të pranishëm në studio kanë qenë miqtë dhe familjarë të tij, duke përfshirë Miriamin, babain e Albanit dhe vëllain e tij.

Ata kanë zbuluar shumë histori të pathëna për Albanin dhe babai i tij, Qerim Skënderaj, ka treguar plot krenari se Albani ka marrë karakteristikat më të mira nga ai pasi është shumë koherent.

“Është njeri shumë koherent, çdo gjë e ka bërë në kohë, që nga shkolla, patenta, të dashurën e gjeti në kohë, martesën dhe vajzën …”, ka  thënë ai për të birin.

Ndërkohë, zoti Qerim ka zbuluar se në fakt kur bashkëshortja e tij ishte shtatzënë me Albanin të gjithë prisnin që ai të ishte një vajzë.

“Unë kam dashur gjithmonë një vajzë dhe tek Albani i kishim shpresat se do ishte vajzë. Nisur edhe nga shenjat e shtatzënisë, u bindëm se ishte vajzë. Por doli një djalë shumë i shëndoshë…”, ka thënë ndër të tjera ai.

Po ashtu edhe Miriami ka folur për martesën e saj me Albanin dhe vajzën e tyre Ameli që siç rrëfeu që tani ka filluar të ec nën hapat e prindërve të saj.

“Tani Ameli po zë dhe vendin tim si duet-partnere e tij. Kanë filluar kompozojnë bashkë. Mezi po pret të rritet se e di që do të ketë surpriza mes tyre.”, ka treguar Miriami duke nënkuptuar se vogëlushja ka talent në muzik.