NA BËRI KRENARË/ Vajza e balerinit të famshëm shqiptar mahnit gjithë Italinë me talentin e saj – AlpeGossip
NA BËRI KRENARË/ Vajza e balerinit të famshëm shqiptar mahnit gjithë Italinë me talentin e saj

NA BËRI KRENARË/ Vajza e balerinit të famshëm shqiptar mahnit gjithë Italinë me talentin e saj

Çdo shqiptar ndihet mjaft i kënaqur dhe krenar kur mëson se një person nga Shqipëria shkëlqen në karrierën e tij në një vend të huaj, duke përfaqësuar kështu jo vetëm veten, por edhe gjithë Shqipërinë.

E teksa personazhet publikë shqiptarë që kanë shtrirë tentakulat përtej vendit janë të shumtë në numër, fatmirësisht atyre po iu bashkohen çdo ditë e më shumë figura të reja.

Po flasim për vajzën e koreografit të njohur Ilir Shaqiri, Emily Shaqiri.

Rikujtojmë se babai i kësaj të fundit, përmes angazhimeve të tij në Itali arriti të bëhej një nga figurat më të dashura për publikun.

Dhe duket se talentin e tij e ka trashëguar edhe e bija, Emily. Ajo aktualisht është protagoniste në grupin artistik “Miracle Tunes”, seritë e të cilit shfaqen edhe në Mediaset. Ajo ka mahnitur një Itali të tërë me talentin e saj.

Specifikisht, roli i Emily është ai i një luftëtareje që synon të shpëtojë botën nga e keqja përmes kërcimit, këngës dhe muzikës. Dhe për ta realizuar misionin e tyre, Emily bashkë me dy pjesëtaret e tjera të grupit përdorin fuqinë e gurëve të çmuar të muzikës.