SE KAPI ASKUSH/ Ja detaji që ndryshoi pas shumë vitesh në emisionin e Fevziut – AlpeGossip
SE KAPI ASKUSH/ Ja detaji që ndryshoi pas shumë vitesh në emisionin e Fevziut

SE KAPI ASKUSH/ Ja detaji që ndryshoi pas shumë vitesh në emisionin e Fevziut

Gazetari i njohur Blendi Fevziu prej vitesh ka shoqëruar shikuesit në ekran me emisionin e tij “Opinion” ku vendos përballë njëri-tjetrit në dy panele figura të ndryshme të televizionit, për të diskutuar për çështjet më të rëndësishme të vendit.
Megjithëse jemi mësuar që gjatë gjithë minutazhit të emisionit Blendin t’a shohim të qëndrojë në këmbë për të drejtuar dy panelet dhe debatin në studio, në 3 puntatat e fundit ai ka bërë një ndryshim që me siguri askush nuk e ka vënë re.

Gazetari ka vendosur një karrige në mes të studios dhe gjatë kësaj jave e ka drejtuar i ulur emisionin. I pyetur nga “Bordo.al” për ndryshimin e bërë pas kaq shumë vitesh, Fevziu rrëfeu se për arsye shëndetësore, ai kishte vendosur të ndryshonte mënyrën e moderimit.
“Kam qenë i sëmurë! Disa emisione kam qenë me temperaturë 39.”- ka rrëfyer Blendi.