Kur vjen fjala tek shija në veshje, të dyja e kanë treguar se ajo nuk I mungon aspak; megjithatë duket se nga dy dukeshat e familjes mbretërore britanike, ajo që arrin të tërheqë më shumë vëmendjen e njerëzve me kombinimet e saj, është Meghan Markle!
Dukesha e Sussex-it rezulton më influencë më të madhe në këtë drejtim sesa kunata e saj, Kate Middleton. Sa herë që Meghani shfaqet në publik, veshjet që ajo mban tërheqin masivisht fansat dhe shiten në kohë rekord në site-t online.
Në 2018-tën, kërkimet në internet për Meghanin dhe stilin e saj të veshjes u rritën me 216%, ndërsa ato për Kate me 119%.
Veshja më e kërkuar e Meghanit rezulton ajo që mbajti në pritjen e organizuar me rastin e ditëlindjes së princit Charles.