STRESI “LUAN” MENDSH/ Ndalon reperat e tjerë të kalojnë në lagjen e tij – AlpeGossip
STRESI “LUAN” MENDSH/ Ndalon reperat e tjerë të kalojnë në lagjen e tij

STRESI “LUAN” MENDSH/ Ndalon reperat e tjerë të kalojnë në lagjen e tij

Stresin e njohim të gjithë si reperin “rebel” që gjendet në çdo sherr të mundshëm.

Disset e tij të shumtë ndaj reperëve të tjerë kësaj here janë pasuar nga “ndalimi” i tyre të kalojnë në lagjen e tij.

Ai jeton në një prej lagjeve më të njohura në Tiranë, e cila konsiderohet edhe e rrezikshme. I pyetur se cili reper nuk mund të kalojë në zonën e tij, Stresi dha një përgjigje të shkurtër dhe të qartë.

“Asnjë prej asnjë-ve. Nuk ka pse të vijë askush sepse nuk ia kanë bërë vendin vetes që të vijnë këtu”, tha Stresi për emisionin ‘Seven Bizz’.