Këngëtarët shqiptarë që u shuan para kohe, vdekjet tragjike që shokuan fansat (FOTO) – AlpeGossip
Këngëtarët shqiptarë që u shuan para kohe, vdekjet tragjike që shokuan fansat (FOTO)

Këngëtarët shqiptarë që u shuan para kohe, vdekjet tragjike që shokuan fansat (FOTO)

Duhet thënë se të jesh i famshëm, nuk është kurrrsesi një faktor që të ndihmon t’i shpëtosh vdekjes. Përkundrazi ajo është e paparashikueshme.

Kështu edhe disa nga VIP-at tanë ndërruan jetë në mënyrë të parakohshme dhe shkaktuan shumë dhimbje te familjarët, por edhe te fansat e tyre.

Ju i gjeni fotografitë e tyre në galerinë që shoqëron këtë lajm.

Anita Bitri, këngëtarja e njohur ndërroi jetë në moshën 38-vjeçare, në tetor të 2004-ës, në një tragjedi familjare që i mori jetën edhe nënës e vajzës së saj 7-vjeçare. Si pasojë e një helmimi vdekjeprurës ajo u gjend pa jetë nga zjarrfikësit në New York, në shtëpinë e saj.

Ergi Dini. Rrjetet sociale janë mbushur me statuse që shprehin dhimbje për vdekjen e këngëtarit Ergi Dini, i cili humbi jetën në një aksident me motor në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë, së bashku me shokun e tij Kejdi Halilin 21 vjeç

FLORJAN KONDI
Tashmë janë bërë dy vite që nga koha kur artisti i njohur Dr Flori iku nga jeta. Ai vdiq në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 2014.
Vdekja e tij nga asfiksia për shkak të një mbidoze kokaine, ishte një ndër ndarjet më të bujshme. Flori la pas bashkëshorten Blerinën dhe 2 fëmijët, Kaltrinën dhe Danielit.

Elsina Hidërsha- Emmy
Këngëtarja Emmy, e këngës “Rastësisht u pamë” vdiq në moshë shumë të re. Kombi shqiptar u shokua nga vdekja e e datës 28 shkurt 2011.
Ajo ndërroi jetë pasi ishte plagosur rëndë nga biznesmeni nga Kosova, Aziz Kelmendi pranë një club-i në Tiranë. Sipas Policisë 21-vjeçare u tërhoq për disa metra nga automjeti i drejtuar nga Kelmendi, ku ishte varur nga jashtë në xhamin gjysmë të hapur.