Ditën e djeshme këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë botërore, Bebe Rexha, erdhi në Shqipëri për të parë nga afër pasojat e shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit dhe për të ofruar ndihmën e saj personalisht. Bebe do të ndërtojë dy shtëpi për dy familje, një në Bubq dhe tjetra në Ishëm.
Së fundmi, këngëtarja ka udhëtuar sërish për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka publikuar në Instastory një foto në avion ku tregon se është larguar nga Shqipëria. “Duke u kthyer në Shtetet e Bashkuara. Jam e lodhur por zemra ime është plot. Ndalesa e radhës për koncert është Chicago”, ka shkruar Bebe.