“MË PËLQEN PASI JAM E DREJTËPËRDREJTË”/ Rudina Dembacaj i tregon të gjitha për veten dhe Markun – AlpeGossip
“MË PËLQEN PASI JAM E DREJTËPËRDREJTË”/ Rudina Dembacaj i tregon të gjitha për veten dhe Markun

“MË PËLQEN PASI JAM E DREJTËPËRDREJTË”/ Rudina Dembacaj i tregon të gjitha për veten dhe Markun

Nëse ka diçka për të cilën publikut nuk ikën kurrë kurioziteti është raporti që Rudina Dembacaj ka më bashkëshortin e saj, Mark Frroku. Edhe në intervistën virtuale që ka realizuar pak më parë, pyetjet më të shpeshta kanë qenë për marrëdhenien e tyre si çift. Aktorja nuk ka nguruar fare të flasë dhe i është përgjigjur pyetjeve duke zbuluar detaje që deri tani nuk i dinim.

Një nga fansat e ka pyetur për ato që Marku pëlqen më shumë tek Rudina dhe përgjigja e saj është epike. “Nuk e di mendoj se pëlqen shumë faktin që jam e drejtëpërdrejtë. Gjithashtu përshtatem me çdo ambjent. Nuk e di, ai vdes për mua”, e mbyll ajo përgjigjen me shaka.

Një tjetër fans konstaton se i duken një çift i ‘çmendur’, por këtu aktorja thekson se është ajo më e çmendura. Më tej Rudina rrëfen se dhurata më e bukur që ka marrë nga bashkëshorti është unaza e fejesës pasi ka edhe domethënie (të cilën nuk e zbulon). Dhe në fund nuk mund të mungonte një pyetje për planet që kanë për një fëmijë. Këtu aktorja lë të kuptohet se dëshira është e madhe, por po presin të rritet edhe pak Viktoria.

      

Marku dhe Rudina janë një nga çiftet më të diskutuar të momentit. Lidhja e tyre ka muaj që është bërë publike, por së fundmi u zyrtarizua me celebrim.