Big Brother VIP Albania pritet të rikthehet këtë vit më herët se sezoni i kaluar. Formati nuk pritet të presë muajin dhjetor, ndërsa sinjali i parë ka ardhur nga Ledion Liço, do të jetë sërish moderator.
Sezoni i ri i “Big Brother VIP Albania” do të nisë më shpejt nga sa ishte parashikuar. Thuhet se këtë herë po punohet që spektakli të nisë që në fillim të vjeshtës.
Nëse ky plan konfirmohet, Top Channel do ta sjellë formatin disa muaj më herët në ekran, duke ndryshuar kalendarin e sezonit të kaluar, i cili nisi në dhjetor.
Në drejtimin e “Big Brother VIP Albania” pritet të jetë sërish Ledion Liço.
Vetë moderatori ka dhënë një sinjal në Instagram. Liço ka publikuar një postim ku shkruan vetëm: “Gati”, duke shtuar pikëpyetjet për afrimin e nisjes së edicionit të ri.
Postimi nuk jep një datë konkrete, por përkon me informacionet se produksioni ka nisur përgatitjet dhe se këtë vit “Big Brother VIP Albania” synon të hapë dyert që në fillim të vjeshtës.
Mbetet për t’u konfirmuar data zyrtare e nisjes dhe emrat që do të bëhen pjesë e shtëpisë.














