Kida dhe Ajbi janë vetëm pak ditë larg kurorëzimit të dashurisë së tyre, ndërsa këngëtarja ka nisur numërimin mbrapsht për ditën e madhe.
Ajo ka ndarë me ndjekësit një video në TikTok, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh me humor: “Gjithçka është në rregull, jemi mirë”.
Dasma e çiftit pritet të mbahet më 1 shtator në Romë të Italisë, në një rezidencë historike të kryeqytetit italian.
Për atmosferën e mbrëmjes pritet të kujdesen edhe emra të njohur të muzikës shqiptare, mes tyre Ermal Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu.
Kida dhe Ajbi u fejuan në dhjetor të vitit 2024, kur këngëtarja mori një propozim romantik në ditëlindjen e saj.
Tashmë, pas më shumë se një viti e gjysmë pritjeje, çifti është vetëm një javë larg ceremonisë së shumëpërfolur, ndërsa fansat presin të zbulojnë detajet e dasmës.














