“JAM PRO EINXHEL NËSE NUK ËSHTË PAGUAR”/ Iliri dhe Monika komentojnë debatin e fortë: Me një fjalë e nxori kot – AlpeGossip
“JAM PRO EINXHEL NËSE NUK ËSHTË PAGUAR”/ Iliri dhe Monika komentojnë debatin e fortë: Me një fjalë e nxori kot

“JAM PRO EINXHEL NËSE NUK ËSHTË PAGUAR”/ Iliri dhe Monika komentojnë debatin e fortë: Me një fjalë e nxori kot

Monika Lubonja dhe Ilir Shaqiri e kanë nisur ditën e sotme duke biseduar për debatin e fortë që ndodhi mbrëmë mes Einxhel Shkirës dhe Donald Veshajt.

Moderatorja i tha aktorit të humorit se është bërë i njohur për shkak të lidhjes së tij të mëparshme. Më pas i kujtoi se si ai dhe vëllai i tij, Romeo, e kanë hequr nga puna dhe nuk e kanë paguar.

Teksa Iliri tha se do donte Arjolën të shpëtuar, pasi është në nominim me Beniadën, Einxhel dhe Donaldin, ai shtoi se “varet si merret muhabeti i fundit”. Sipas Monikës, debati i djeshëm ishte “bombë”.

Biseda mes Ilirit dhe Monikës:

Iliri: Ai e preku, kush je ti, çfarë ke bërë ti? Me një fjalë e nxori kot

Monika: Kush je ti, ça ke bërë ti? Po ta kapësh i çik, të gjithë vjen një pikë. E kemi shumë të dëgjuar në jetën tonë të përditshme

Iliri: Po pra, je kot. Më trego CV-në tënde. Në një farë mënyre i tha atë që kur ia thashë unë, ai e mbrojti gjatë gjithë kohës. Në kontradiktat e Donaldit, në ato që thotë. Kur është hapur muhabeti i Tokes, ai ka dalë pro tij. Kurse tani i tha “Tokja e dytë”.

Monika: Nuk ka dalë pro Tokes Donaldi

Iliri: Jo shumë fort, por 2-3 herë u fut në muhabet, siç është futur gjithmonë pro njerëzve që i kanë rënë Ilirit. Donaldi di të shfrytëzojë çdo moment. Ama tani nuk mund t’u japësh epitete njerëzve e tu thuash kot njerëzve, duke qenë se deri dje po i mbroje

Në një moment Moika shprehet se “është pro Einxhel nëse ajo nuk është paguar”.

“Por si thuhet, kur shkohet në gjykatë dëgjohen të dy palët”, shton Lubonja.