THA SE E HOQËN NGA PUNA PASI BËRI AKSIDENT/ Reagon shoqja e Einxhel: Isha duke të çuar me makinën time në xhirime… – AlpeGossip
THA SE E HOQËN NGA PUNA PASI BËRI AKSIDENT/ Reagon shoqja e Einxhel: Isha duke të çuar me makinën time në xhirime…

THA SE E HOQËN NGA PUNA PASI BËRI AKSIDENT/ Reagon shoqja e Einxhel: Isha duke të çuar me makinën time në xhirime…

Mbrëmjen e kaluar ka ndodhur një nga debatet më të forta brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj u përplasën me njëri-tjetrin për shkak të njohjes së tyre që nga jashtë

Ishte moderatorja e njohur, ajo që i tha në fillim aktorit të humorit se është bërë i njohur prej lidhjes me Borën. Por ajo nuk e la me kaq, pasi rrëfeu edhe disa detaje në lidhje me punën e tyre të përbashkët.

Shkira në një moment u shpreh se vëllezërit Veshaj e hoqën nga puna pasi ajo u vonua se kishte bërë aksident. Madje Einxhel u shpreh se ata as nuk ishin interesuar ta pyesnin se si ishte, por që i ishin lajmëruar asaj pas pesë ditësh.

E lidhur me këtë aksident që moderatorja përmendi gjatë spektaklit ka reaguar edhe personi që ka qenë me të në makinë. Shoqja e saj ka reaguar përmes një postimi në “Instastory” ku tregon se gjithçka ajo thotë është e vërtetë.

Shoqja e Einxhel ka shtuar se është ndjerë në faj, pasi mendonte se e gjitha ndodhi për shkak të saj.

“Personi me të cilin ti ke bërë aksident atë ditë kam qenë unë, isha duke të çuar me makinën time në xhirime. E njoh mirë historinë dhe e di që po tregon të vërtetën.

Më kujtohet që u ndjeva në faj se m’u duk sikur e gjitha ndodhi prej aksiendetit që pësove me mua. Nuk është nevoja t’i vërtetosh askujt asgjë, as për jetën tënde personale dhe as atë profesionale.

Në atë lojë ke treguar vlera dhe forcë të madhe! Të duam në finale”, shkruan shoqja e moderatores në postimin e saj.

Tha se e hoqën nga puna pasi bëri aksident, reagon shoqja e Einxhel: