Ndodh çdo herë. E di që do të ndodhë dhe nuk kam zili. Vetëm pak. Ndodh kaq shpesh dhe tani që jam në të 40-at e mia jam mësuar, por sërish kam të njëjtin mendim sa herë që një shoqe më thotë se është shtatzënë: “Oh, ja ku shkoi dhe një tjetër shoqëri!”
Jam një grua që zgjodhi të mos bënte fëmijë. Kam një karrierë të mrekullueshme, një burrë të shkëlqyer dhe bëjmë jetë shumë të mirë. Jam e kënaqur nga jeta ime. Por, është bërë i pashmangshëm fakti që çdo herë që një prej shoqeve të mia sjell në jetë një fëmijë, miqësia jonë ndryshon. Më besoni, e kuptoj shumë mirë që jeta e saj ka ndryshuar. Unë kaloj shumë kohë me fëmijët e tyre dhe më shijon kur shoh ata të rriten. Po unë? Po shoqëria jonë?
Unë jam mikesha juaj e kujdesshme dhe e dedikuar. Unë kujtoj ushqimet tuaja të preferuara, kujtimet nga gjimnazi, librin që të ndryshoi jetën. Të pyes për shëndetin e babait tënd ashtu siç edhe ti ke bërë me mua. Nuk pres të jem prioriteti juaj gjithë kohën; por do të ishte ndjesi çliruese të dija se të paktën për pak kohë jam unë prioriteti.
Para disa vitesh, një nga shoqet e mia më tha se do të zhvendosej afër meje dhe unë nga gëzimi bërtita: “Sa mirë! Tani kemi mundësinë të dalim netëve më shpesh.”
Pa e konsideruar fare si opsion, u përgjigj: “Ja mama tani!”
Toni i saj më bëri të ndihesha në faj. Si mund t’i sugjeroja diçka të tillë dikujt që ka një përgjegjësi kaq të madhe?
Dikë, të cilin e konsideroja mike të ngushtë i përgjigjej ftesave të mia vetëm nëse bëheshin me plan dhe datë të saktë. Më thyhet zemra të di që tani jam në vend të dytë, aq sa lumturohem kur e di që shoqja ime është e lumtur me fëmijën që donte kaq shumë.
Ndonjëherë mendoj nëse miqtë e mi do të duan ta rindërtojmë shoqërinë që kemi patur kur fëmijët e tyre të ikin. S’e kuptoj pse, të paktën 1 herë në vit, ato s’mund të gjejnë dikë me të cilin të lënë fëmijët dhe të pimë një gotë të qeta…
Ajo që s’mendoj, sepse e kam të qartë, është që këto që po shkruaj tani, s’ja them dot atyre në sy. Si një grua pa fëmijë, s’më mbetet gjë tjetër veçse “të kuptoj” që lidhjet ndryshojnë dhe ndryshim është i dhimbshëm për mua.