Ish-velina e emisionit “Xing me Ermalin” Kejvina Kthella u largua nga emisioni në fjalë me pretekstin se një e ardhme më e mirë dhe një projekt i madh televiziv e pret në Itali.
Mirëpo tashmë kanë kaluar muaj dhe Kejvina vijon të qëndrojë në Shqipëri.
Ky fakt ka rritur kuriozitetin e shumë ndjekësve dhe bukuroshja ka vendosur që të përgjigjet publikisht!
“Pse e le Ermalin duke thënë se do ikësh në Itali e u ktheve?”- e ka pyetur një prej tyre Kejvinën.
Kjo e fundit në mënyrë ironizuese është përgjigjur: “Nuk di domethënë. Unë nuk kam marrë ekspuls zemra. Kthehem në Shqipëri sa herë të dua!”
Se çfarë do ndodhë me karrierën e ish-velinës mbetet për t’u parë, ndërkohë rikujtojmë se vetëm pak ditë më parë ajo pozoi për markën prestigjioze “Guess”…