Këshilltari i Presidentit të Republikës Ilir Meta, Emiliano Aleksi, feston sot ditëlindjen e djalit të tij.
Në një status në Facebook ai i ka bërë të birit një urim të veçantë për 8-vjetorin e lindjes.
“Dëgjo bir– ka dy lloj njerëzish,ata që kanë ëndrra dhe ata që ëndrrat i bëjnë realitet,ti duhet të bësh që jeta jote të jetë një ëndërr e s’duhet të lejosh në asnjë mënyrë që ëndrra të të bëhet jetë, përderisa ti qëndron në gjunjë gjithçka rreth teje do të duket e madhe,ngrihu dhe do e kuptosh se sa i madh je, nuk ka aspak rendësi numri i herëve në të cilat ti rrëzohesh, përderisa ti përpiqesh përsëri të ngrihesh dhe nuk ka përpjekje prapa së cilës nuk fshihet një ëndërr dhe nuk ka ëndërr që përpjekja nuk e kthen në realitet.
Kurrë mos thuaj kurrë, gjithmonë lufto për atë gjë që mendon se ia vlen, mos u venit nga dallgët e jetës por qëndro dhe rezisto dhe kur të arrish këtë, atëherë lufto për një tjetër sukses,” shkruan Emiljano Aleksi në Facebook për 8 vjetorin e lindjes së djalit të tij.