Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli janë kthyer së fundmi në çiftin më të komentuar në media, të cilët tashmë nuk ngurrojnë ta shprehin hapur dashurinë për njëri-tjetrin.
Ditën e djeshme, Arbenita bëri gjestin e veçantë për Feron me rastin e Shën Valentinit, duke e etiketuar partnerin në një video e duke treguar hapur se është e dashuruar me të.
Mirëpo, ajo ka marrë edhe një propozim të shoqëruar me një trëndafil të kuq, të cilin e ka publikuar në Instastory.
“Bëhu Valentini im”, shkruante në letrën bashkëngjitur trëndafilit, propozim të cilin Arbenita e ka refuzuar publikisht.”Faleminderit por jam e zënë.”- shkruante ajo në postimin që me siguri e ka parë edhe Fero.