NGA DEBATI ME OLTËN TE MBYLLJA NË RULOT/ Zhaklina flet për herë të parë pas largimit nga BB: Ja çfarë ndodhi që hoqa dorë – AlpeGossip
NGA DEBATI ME OLTËN TE MBYLLJA NË RULOT/ Zhaklina flet për herë të parë pas largimit nga BB: Ja çfarë ndodhi që hoqa dorë

NGA DEBATI ME OLTËN TE MBYLLJA NË RULOT/ Zhaklina flet për herë të parë pas largimit nga BB: Ja çfarë ndodhi që hoqa dorë

Zhaklina Gjolla ka folur për herë të parë sot, pasi vendosi të largohej nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Moderatorja ishte e ftuar në spektakël ku u pyet nga Arbana për vendimin e saj dhe tregoi se në shtëpi ndjente negativitet dhe nuk përshtatej dot.

Zhaklina flet për herë të parë pas largimit nga BB: Ja

Ndër të tjera Zhaklina u shpreh se sulmet nga Olta e më pas marrëdhënia me banorët e tjerë ndikoi tek vendimi i saj.

Zhaklina flet për herë të parë pas largimit nga BB: Ja

Zhaklina: Në shtëpi mu krijua një situatë shumë toksike. Ndjeja shumë negativitet. Në shtëpi nuk kishte energji të mirë. Herë pas here kërkoja pak dashuri dhe nuk e gjeja. Jashtë e gjej. Nuk mund të bëj diçka që nuk më përshtatet. Sulmi i parë që erdhi nga Olta ishte i çuditshëm, s’e kuptova, pastaj ishte akomodimi për rulotë që për mua ishte eksperiencë e re. Banorët kishin filluar të krijonin marrëdhënie kurse unë e kisha të kufizuar. Më pas kur kalova në shtëpi e kishatë vështirë gjetjen e hapësirave të mia personale, por ndërkohë mu desh kohë që të orientohesha me faktin që nuk jam në shtëpinë time, të gjitha këto gjëra më çoroditën. Olta bëri një sulm që nuk e prisja dhe ajo zgjodhi këtë mënyrë loje, por unë s’e kam në tip që të përgjigjem me sulm. Banorët e tjerë kërkonin të dinin informacion dhe mu duk sikur e gjithë ngjarja do zhvillohej te ky dualiteti Zhaklina-Olta që mua nuk më pëlqeu sepse nuk ishte ai qëllimi im për të hyrë në Big Brother. Banorët donin që të grindesha për gjëra që nuk i kam zakon.