Çfarë i ndodhi Vera Grabockës? Alketa Vejsiu flet për incidentin dhe gjendjen shëndetësore të regjisores (FOTO) – AlpeGossip
Çfarë i ndodhi Vera Grabockës? Alketa Vejsiu flet për incidentin dhe gjendjen shëndetësore të regjisores (FOTO)

Çfarë i ndodhi Vera Grabockës? Alketa Vejsiu flet për incidentin dhe gjendjen shëndetësore të regjisores (FOTO)

Mediat raportuan sot për një aksident me makinë që i ka ndodhur regjisores së njohur Vera Grabocka.

Por revista “Class” shkruan se lajmet rreth aksidentit janë të pavërteta dhe se Vera është shëndosh e mirë.

Në fakt nuk bëhet fjalë për një aksident por për një incident gjatë disa ushtrimeve fizike, ku vera ka ndrydhur kaviljen.

Për këtë incident ka reaguar edhe Alketa Vejsiu, e cila shkruan se Vera është si kokrra e mollës dhe se ndrydhja e kaviljes ndodhi gjatë ecjes së saj të përditshme në pyll.

Kjo nuk e ka penguar aspak regjisoren të jetë prezente në krye të regjisë televizive live duke monitoruar dhe vëzhguar emisionin “Dance With Me” nga fillimi në fund të tij.

“Vera Grabocka është si kokrra mollës! Ka ndrydhur pak kaviljen se s’mund të heqë dorë nga rituali i ecjes çdo ditë në pyll! Por vertikalen mbi shpatulla e bën më mirë se balerinat!🤗 Dje përfunduam Natën e Dytë në Dance Ëith Me Albania dhe po ju them dhe një sekret tjetër; Nëse Vera nuk do të ishte në regjine televizive dje, unë nuk do të dilja në program! Vera në komandën e produksionit me kaviljen e ndrydhur si normalisht vijon jetën dhe punën! #kujdesmetitujt”.